Artan Lame në krye të Kadastrës, Erjon Braçe: Zgjidhim problemet me pronat!

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka prezantuar sot Artan Lamen si drejtor të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, një institucion i sapokrijuar që bashkon Hipotekat dhe ALUIZNI-n.

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka prezantuar sot Artan Lamen si drejtor të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, një institucion i sapokrijuar që bashkon Hipotekat dhe ALUIZNI-n.

Gjatë fjalës së tij Braçe tha se objektivi i qeverisë është zgjidhja e problemeve me pronat dhe certifikimi i tyre. Ndonëse pranoi se ALUIZNI-t ka bërë një punë shumë të mirë me legalizimit, ka ende punë për të bërë.

“Kemi bërë një punë shumë të mirë me legalizimet. Është një betejë që do vazhdojë për të përfunduar procesin e legalizimi të objekteve të paligjshme kudo që ndodhen”, tha numri 2 i qeverisë. Ndërkohë, Braçe tha se do e ndjekë personalisht, jo vetëm mbarëvajtjen e këtij institucioni por të gjithë koordinimin me institucionet e tjera, raporton Top Channel.

“Ky proces nuk do të ketë sukses nëse nuk do të ketë bashkëpunim me gjithë aktorët. Bëj një apel, besoj që duhet ta kenë në vëmendje. Bashkitë kanë marrë atribute të qenësishme edhe për legalizimin dhe certifikimin e titujve të pronësisë. Janë Bashkitë që duhet të çojnë procesin përpara, të jenë të interesuara që procesi të përfundojë sa më parë të jetë e mundur. Dua të bëj apel edhe për agjencitë e tjera, apel edhe banorëve, kërkoni shërbim, mos paguani asgjë që nesër mund tu kthehet në të kundërt, vepër penale edhe për nëpunësit edhe për ata që mendon se mund ta blejë shërbimin mes parave, do ta luftojmë korrupsionin”- tha ai.

Ligji i ri për Kadastrën hyri në fuqi pak kohë më parë dhe së shpejti ngrihet edhe struktura e re. Agjencia e Kadastrës do të jetë në vartësi të Kryeministrit, dhe institucioni shihet si themeli i reformës së pronës.