Arrestohet tekniku i ashensorit në pallatin ku u plagos 24-vjeçarja

Një teknik ashensorësh u arrestua në Tiranë, në lidhje me rrëzimin e një ashensori të improvizuar në një pallat në rrugën “Don Bosko”, ku mbeti e plagosur një ditë më parë një 24-vjeçare.

Një teknik ashensorësh u arrestua në Tiranë, në lidhje me rrëzimin e një ashensori të improvizuar në një pallat në rrugën “Don Bosko”, ku mbeti e plagosur një ditë më parë një 24-vjeçare.

Ajo ishte punonjëse e një biznesi, që shfrytëzonte ashensorin e improvizuar për transport mallrash në dy kate të pallatit, raporton Top Channel.

Ndërsa tekniku i arrestuar dyshohet se, pas kontrollit teknik të ashensorit përpara dy muajsh ka deklaruar se ai nuk kishte probleme, por ndërkohë nuk ka lëshuar certifikatë sigurie.

Ai akuzohet për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ashensori u shkëput një ditë më parë nga kati i parë në bodrum, teksa në të gjendej 24-vjeçarja.