Arrestohet i riu pasi shantazhonte 19-vjeçaren me publikim të disa videove
Policia ka arrestuar një person i cili shantazhonte një shtetase se do t’i publikonte disa video nëse ajo nuk i jepte shuma të caktuara parash. Një aparat celular dhe një pasaportë janë sekuestruar në kuadër të operacionit. “Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi E. D. i kishte marrë pasaportën 19-vjeëares, të cilën e shantazhonte…

Policia ka arrestuar një person i cili shantazhonte një shtetase se do t’i publikonte disa video nëse ajo nuk i jepte shuma të caktuara parash.
Një aparat celular dhe një pasaportë janë sekuestruar në kuadër të operacionit.
“Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi E. D. i kishte marrë pasaportën 19-vjeëares, të cilën e shantazhonte që t’i jepte shuma të caktuara parash, për mospublikimin e disa videove që ai dispononte,” – thuhej në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.