Arrestohet autori i dyshuar që vuri tritolin në banesën e Armand Dukës (EMRI)

Është arrestuar autori i dyshuar për vendosjen e lëndës shpërthyese në shtëpinë e Armand Dukës. Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije per “BalkanWeb” se ai eshte Arlen Hasanaj.

Sipas saj ai ishte banues ne Durres dhe jetonte ne lagjen e e tij.

Mbrëmjen e së hënës në banesën e Presidentit të Federatës Shqiptarë të Futbollit Armand Duka, u vendos eksploziv. Vete Duka pas ngjarjes u shpreh se ishte një person me kapuç ai që i vendosi lëndën eksplozive dhe se ne momentin e ngjarjes ai nuk ndodhej ne shtepi.

Nderkohe FSHF publikoi me heret një audio të takimit informal që Veliaj ka mbajtur dje me disa prej anëtarëve të kësaj shoqate.

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me autorin e dyshuar të vendosjes së tritolin në derën e jashtme të banesës së kreut të FSHF-së, Armand Duka.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se personi i arrestuar, Arlen Hasanaj, rezulton të jetë sipërmarrës i një kompanie në Durrës.

Po ashtu mësohet se autori i dyshuar, që u arrestua mbrëmjen e sotme nga policia, është banor i lagjes nr.4 ku banon edhe kreu i FSHF-së. Bezat raporton ndër të tjera se autori i dyshuar nuk rezulton të ketë lidhje biznesi me Dukën.

Shpërthimi me tritol ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërsa fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.