Arrestimi i vëllezërve Çala/ Rama: Vijon beteja me llumin e kësaj dynjaje!

Kryeministri Edi Rama në një status në facebook ka reaguar për arrestimin e dy vëllezërve Klement dhe Eldi Çala për grabitjen e ndodhur vitin e kaluar në aeroportin e Rinasit

Dje Policia e Shtetit u hodhi prangat organizatorëve të grabitjes së aeroportit të Rinasit qershorin e shkuar dhe u konfiskoi 130 mijë € si edhe tre armë zjarri. RESPEKT për uniformat blu që krahas kontributit të jashtëzakonshëm në frontin e luftës me armikun e padukshëm, vijojnë betejën me llumin e kësaj dynjaje“, shkruan Rama.

Pasi 1 viti në kërkim u arrestuan dje vëllezërit Klement dhe Eldi Çala të cilët kërkoheshin nga Policia për grabitjen spektakolare në prill të vitit të kaluar në Rinas.

Në operacionin për arrestimin e tyre janë përfshirë 300 forca policore.

Operacioni u zhvillua nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.

Për kapjen e Klement Çalës policia kishte vënë 10 mijë euro shpërblim për këdo që jepte informacion për kapjen e tij.

Më 9 prill të 2019 një grup personash arritën që të marrin sasinë e parave të transportuara me blinda nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri jashtë shtetit nëpërmjet Rinasit.

Pas një përplasje me Policinë mbeti i vdekur Admir Murataj, person afër Klement Çalës pasi së bashku grabitën blindat po 2 vite më parë afër Rinasit.