Arrestimi i qytetarëve në protestën për çmimin e naftës, ish-deputeti i LSI: Rama po përdor çdo mekanizëm për të goditur protestën!

Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari, ka reaguar për arrestimet e bëra nga policia, në protestën që u mbajt në Tiranë për rritjen e çmimeve.

Teksa sjell pamjet e një të reje që arrestohet, Braimllari shkruan se kryeministri Edi Rama po përdor çdo mekanizëm për të goditur protestën qytetare.

Postimi i Braimllarit:

Policia e Shtetit ne kundershtim me ligjin po perdoret politikisht duke shoqeruar ne menyre ç’njerzore grate dhe vajzat e reja te cilat moren pjese ne nje proteste paqesore.
Edi Rama po perdor çdo mekanizem per te goditur protesten qytetare.
Oligarket, kartelet e kontrabandes se naftes jane bere njesh me Kryeministrin duke dhunuar grate, nenat te cilet protestojne per rritje e çmimeve.
Qeveria Rama peng e karteleve te naftes dhe e grupeve kriminale.
Qytetaret ne meshire te fati