Arrestimi i kreut të grupit terrorist “Tondar” tregon fuqinë e strukturave inteligjente të Iranit

Shefi i Organizatës Inteligjente të Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi se arrestimi i kreut të grupit terrorist “Tondar”, tregon fuqinë dhe aftësinë e strukturave inteligjente të Republikës Islamike të Iranit.

Husejn Taeb, shefi i Organizatës Inteligjente të Gardës Revolucionare të Iranit, ditën e martë gjatë mbledhjes së funksionarëve të Organizatës Inteligjente të Gardës Revolucionare, ka vlerësuar lartë punën e Ministrisë Inteligjente të Iranit në arrestimin e kreut të grupit terrorist “Tondar”.

Hosejn Taib vuri në dukje rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të strukturave inteligjente për mbrojtjen e sigurisë së qëndrueshme të Iranit dhe theksoi: “Përpjekja e të gjitha strukturave inteligjente ka për qëllim krijimin e sigurisë së gjithanshme për popullin iranian”.

Ministria e Inteligjencës së Iranit të shtunën e kaluar deklaroi se është arrestuar Xhamshid Sharmahd, kreu i krupit terrorist “Tandar”, i cili nga Amerika drejtonte sulme të armatosura dhe destruktive në Iran.