Armët britanike të shitura Arabisë Saudite konsiderohen të paligjshme

Vendimi u miratua nga tre gjyqtarë të shkallës së lartë pasi ata pranuan sfidën ligjore nga grupi i Fushatës kundër Tregtimit të Armëve, i cili ka akuzuar qeverinë për licencimin e shitjes së armëve, në një kohë kur shitjet e tyre mund të shkelin ligjin ndërkombëtar.

Armët britanike të eksportuara në Arabinë Saudite janë deklaruar si të paligjshme, pasi kanë kontribuar në nivele të larta të vdekjeve civile si dhe rastet me bombat në Jemen nga forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite.

Vendimi u miratua nga tre gjyqtarë të shkallës së lartë pasi ata pranuan sfidën ligjore nga grupi i Fushatës kundër Tregtimit të Armëve, i cili ka akuzuar qeverinë për licencimin e shitjes së armëve, në një kohë kur shitjet e tyre mund të shkelin ligjin ndërkombëtar.

Mbështetësit e Fushatës kundër Tregtisë së Armëve, kanë fituar një betejë ligjore në Gjykatën e Apelit në Londër, lidhur me vendimin e Qeverisë britanike për të lejuar shitjen e armëve në Arabinë Saudite.

Vendimi i licencimit të eksportimit të pajisjeve ushtarake në Gjirin Persik është i paligjshëm, kanë shtuar gjykatësit.

Në dokument po ashtu është thënë se ekziston një rrezik i madh se armët mund të përdoren në situata që përbëjnë shkelje me ligjin ndërkombatar humanitar.

Këto licenca do të rishikohen, por megjithatë ato nuk mund të pezullohen menjëherë. /E Përditshmja