Arben Ahmetaj paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme.

SPAK po zhvillon hetime për një sërë veprash penale, duke nisur nga pastrimi i parave dhe korrupsioni.

Gjithashtu organi i akuzës ka vendosur në sekuestro preventive dy vila të cilat dyshohet se janë në pronësi të bashkëjetueses dhe ish-bashkëshortes së ish-zëvendëskryeministrit.

Ahmetaj është paraqitur i vetëm dhe ka hyrë në ambientet e prokurorisë rreth orës 12:00.

Pritet që në përfundim të marrjes e pyetje, Ahmetaj të japë dhe një prononcim në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të.

Ahmetaj ka kundërshtuar kontrollet e kryera nga SPAK në vilën e bashkëjetueses së tij, nën argumentin se ai gëzon mandatin e deputetit dhe SPAK duhet të merrte autorizim nga Kuvendi i Republikës.

Por Gjykata ka rrëzuar të gjitha ankimimet e tij dhe kanë certifikuar dhe lëvizjet e SPAK.