Arabi Saudite, 5 të vdekur nga reshjet më të fuqishme në 20 vitet e fundit

Pesë persona e kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e fuqishme javën e fundit në Arabinë Saudite

Pesë persona e kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e fuqishme javën e fundit në Arabinë Saudite, njoftuan ekipet e mbrojtjes civile, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ende nuk janë dhënë detaje se në cilat qytete kanë ndodhur vdekjet, megjithatë, siç bëhet e ditur, shkulja e pemëve dhe semaforëve ka shkaktuar mbylljen e disa rrugëve dhe ka pengesa në komunikacion.

Siç raportuan mediat saudite, qytetet Meka, Medina, Riad, Hail, Esh-Sharkije, Asir, Xhazan, El-Baha dhe El-Xheuf që nga 28 tetori janë përballur me reshjet më të fuqishme në 20 vitet e fundit.

Ndërkohë, Autoriteti i Meteorologjisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit paralajmëroi qytetarët të jenë të kujdesshëm në kushtet e këqija atmosferike dhe të mos dalin në raste të panevojshme gjatë intensifikimit të reshjeve.