“Anti-shpifja”/ Rama: Projekti do të hyjë për miratim, pune e dakordësuar 100% me Vienën

Kryeministri Edi Rama thotë se projektligji për paketën anti shpifje do të hyjë për miratim nesër në kuvend.

Kryeministri Edi Rama thotë se projektligji për paketën anti shpifje do të hyjë për miratim nesër në kuvend.

“Keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë;për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri”, shkruan Rama, raporton Top Channel.

Posti i Edi Ramës

Keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë;për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri; për ata që çirren për diktat imagjinar mbi mediat dhe për të gjithë bashkë që as nuk e kanë lexuar tekstin http://www.parlament.al/News/Index/9800

Projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vienës nën drejtimin e @harlemdesir. I falenderoj për kontributin e çmuar dhe angazhimin në vazhdim për aktet nënligjore #Antishpifje