Nga pranvera e vitit 2024, emigrantët e shpëtuar në Mesdhe nga anijet italiane do të transferohen në Shqipëri.
Memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar nga Edi Rama dhe Giorgia Meloni në Palazzo Chigi synon të pengojë largimet dhe trafikimin e qenieve njerëzore, si dhe të lehtësojë pikat e nxehta si ajo e Lampedusës, shkruan ANSA.
Marrëveshja u mbyll më 15 gusht gjatë takimit që dy liderët zhvilluan në Shqipëri dhe që u cilësua si një takim i thjeshtë miqësor. Tashmë gjithçka është konkretizuar.
Mediat italiane theksojnë se kjo është një “pikë kthese historike jo vetëm për Italinë por për të gjithë Bashkimin Europian”.
Për ministrin e Jashtëm Antonio Tajan , kjo risi “forcon rolin udhëheqës të Italisë në Evropë”.