Ankesat e studentëve të mjekësisë: Nuk kemi laboratore, mungojnë praktikat, nuk kemi programet e duhura për mësimin online!

Studentët e mjekësisë në takimin që zhvilluan ditën e sotme me Kryetarin e Partsë Demokratike renditën një sërë çështjesh të cilat kanë hasur vështirësi në këtë vit akademik.

Disa prej tyre shprehen se kanë vështirësi në ndjekjen e mësimit online, të tjerë që nuk mund të bëjnë praktika pasi kjo është ajo që i duhet një mjeku që nesër do dalë në profesion. Të tjera u shprehën se kanë mungëse laboratoresh, kjo ankesë u tha nga një student i farmacisë.

Studentja Rexhina Saliaj u shpreh se legjislacioni që rregullon praktikën mjekësore nuk pajtohet me legjislacionin tatimor.

Studentët thanë se shpresojnë për ndryshim pas zgjedhjeve të 25 prillit pasi besojnë se PD do të vijë në pushtet.