Ankara, ngrijnë llogaritë e Ambasadës amerikane në median sociale

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Ankara ka njoftuar se llogaritë e saj në median sociale nuk do të përditësohen për shkak të krizës së mbylljes së pjesshme të qeverisë dhe mungesës së fondeve.

Qeveria federale në ShBA këtë vit është mbyllur për të tretën herë pjesërisht dhe përkohësisht si rrjedhojë e krizës së buxhetit që lindi për shkak të financimit të murit që po ndërtohet në kufirin me Meksikën.

Institucionet publike federale, të cilat kanë mbetur pa fonde për shkak të mosmarrëveshjes mes Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë për buxhetin e ri, janë detyruar që ta ndërpresin aktivitetin e tyre duke filluar nga ora 01.00 e të shtunës, 22 dhjetor.

Edhe Ambasada amerikane në Ankara njoftoi përmes llogarisë së saj zyrtare se nuk do ti përditësojë llogaritë që ka median sociale.

Pavarësisht mbylljes së qeverisë federale,- njofton Ambasada amerikane në llogarinë e saj zyrtare në median sociale,- shërbimet konsullore për dhënien e vizave do të vazhdojnë edhe në Ambasadën në Ankara, edhe në Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll./TRT