Angela Merkel: Vendet europiane së bashku për zgjidhjen e çështjes së migracionit

 Kancelarja gjermane, Angela Merkel konfirmoi mbështetjen e saj për një qasje europiane ndaj migracionit, në një përballje me pyetjet e publikut, për herë të parë që nga debati i nivelit të lartë mbi çështjen që kërcënon të destabilizojë qeverinë e saj.

E pyetur nga anëtarë të zgjedhur të publikut në qytetin lindor të Jenas, Merkel u shpreh se bërthama politike në nivel europian ka për detyrë “jo vetëm të kritikojë, por edhe të formësojë diçka”.
“Europa nuk mund të bëjë vetëm atë që Gjermania mendon se është e drejtë”, shtoi ajo.
Merkel tha gjithashtu se demokracia nuk mbron vetëm vendimet e shumicës, por edhe të pakicave.
“Europa do të ketë sukses vetëm nëse themi se ne jemi krenarë që jemi të ndryshëm. Ne nuk duam të bëhemi të gjithë të njëjtë,” tha ajo, raporton ATSH.
Si shembull i qasjes europiane ndaj politikës së migracionit, ajo përmendi faktin se qeveria e shtetit afrikan që përdoret si vend tranziti, Nigeri, po punonte së bashku me Italinë, Francën dhe Komisionin Europian për të luftuar kontrabandën.