Anadolu Agency përgatit për lexuesit librin “Trump dhe Rendi Global”

AA ka përgatitur për lexuesit librin e titulluar "Trump dhe Rendi Global" i cili trajton aleatët dhe pasiguritë që krijojnë në marrëdhëniet me të gjithë botën politikat rajonale dhe globale të presidentit të 45-të të SHBA-ve, Donald Trump

Anadolu Agency (AA) ka përgatitur për lexuesit librin e titulluar “Trump dhe Rendi Global” i cili trajton aleatët dhe pasiguritë që krijojnë në marrëdhëniet me të gjithë botën politikat rajonale dhe globale të presidentit të 45-të të SHBA-ve, Donald Trump.

Në librin “Trump dhe Rendi Global” i cili është një nga botimet e AA-së dhe gjendet në të gjitha libraritë e përzgjedhura dhe dyqanet e internetit, analizohen politika e jashtme e Trumpit dhe marrëdhëniet Turqi-SHBA.

“E ardhmja e demokracisë amerikane”, “Marrëdhëniet amerikano-evropiane të mbrojtjes në periudhën e Trump”, “Problemi i legjitimitetit në politikat e Lindjes së Mesme të SHBA-ve”, “Kuptimi i politikës së jashtme të SHBA-ve gjatë periudhës Trump”, janë disa nga çështjet që trajtohen në librin e përbërë nga 22 analiza të shkruara nga ekspertë, gazetarë, akademikë dhe analistë për politikat e Trumpit.

AA e cila në vitet e fundit, i kushton rëndësi publikimit të shkrimeve, temave dhe problemeve në kontekstin global të fushave politike, ekonomike dhe ushtarake, më këtë libër paraqet aleatët e politikave rajonale dhe globale të Trumpit si dhe pasigurinë që sjellë në marrëdhëniet me gjithë botën.

Botimet e AA-së që bashkojnë lexuesin me veprat si “Reporter”, “Turqia nga qielli”, “Afrika në ngritje”, “Strategjia e sigurisë së Turqisë” do të vazhdojnë zgjerimin e fushëveprimit të punës edhe me botime të reja