Ambulancat nuk kanë mjek. Në Ballsh, mungojnë edhe infermierët

Efekti i largimit të mjekeve dhe infermiereve jashtë vendit po ndihet edhe në bashkinë e Mallakastrës.

Efekti i largimit të mjekeve dhe infermiereve jashtë vendit po ndihet edhe në bashkinë e Mallakastrës,raporton Top Channel.

Në disa qendra shëndetësore nuk ka mjekë, ndërsa në disa të tjera nuk ka as infermierë.

Një prej tyre është edhe fshati Cfir me 650 banorë. Në qendrën shëndetësore Aranitas me më shumë se 4 mijë banorë ka vetëm një mjek dhe dy infermierë, nga 2 mjekë dhe 3 infermierë që duhet t’i shërbenin komunitetit.

Drejtoresha dhe njëkohësisht mjekja e kësaj qendre shëndetësore thotë se puna është e papërballueshme.

Bahkia e Mallakastrës ka një terren të vështirë me një shtrirje të madhe gjeografike, dhe infrastrukturë të keqe. Kjo e bën edhe më të vështirë lëvizjen e mjekëve në disa qendra shëndetësore vetëm gjatë një viti në gjithë qarkun e Fierit janë larguar më shumë se 30 punonjës të shëndetësisë, 17 prej të cilëve janë mjekë.