Në njoftimin zyrtar të dërguar nga zyra e OSBE/ODIHR-it, u tha se shkak për këtë është bërë situata e pafavorshme në këtë Qendër Votimi.
“Fokusi i Misionit të OSBE/ODIHR-it, është vëzhgimi i procesit të votimit në të gjithë vendin. Situata në shkollën “Vasil Shanto” sot paradite nuk ishte i favorshëm për vëzhgim, kështu që Drejtuesja e Misioni nuk mundi të ndalet atje. Përfaqësuesit e medias do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë rreth përfundimeve paraprake të misionit të ODIHR-it në konferencën për shtyp që do të mbahet nesër”, thuhet në njoftimin zyrtar.