Ambasadori i Turqisë viziton Medresenë e Shkodrës

Ambasadori i Turqisë Murat Ahmet Yörük në kuadër të vizitës së tij në qytetin e Shkodrës ka ndaluar në Medresenë Haxhi Sheh Shamia, Shkodër dhe shoqatës “Istanbul”. Ai është pritur nga nxënësit dhe personeli i kësaj medreseje, ndërsa me këtë rast ishte përgatitur edhe një program festiv.

Në një fjalim të mbajtur përpara nxënësve dhe personelit të kësaj medreseje, Ambasadori Yörük vuri në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera të dy vendeve. Ai e quajti Shkodrën si themelin e vlerave të përbashkëta mes dy vendeve.

“Një heroi jonë si Hasan Riza Pasha ka dhënë jetën në këtë vend. Pak më parë një vajzë lexoi vargjet e himnit tonë të flamurit, ai himn që është shkruar nga një shqiptar. Në fakt të gjithë këto marrëdhënie në mënyrë të shkëlqyer i shpjegoi Amina jonë e vogel me ato vargje poezie”, tha Yörük dhe i falënderoi për pritjen e ngrohtë.

Nga ana tjetër Drejtori i Medresesë Haxhi Sheh Shamia Kujtim Dervishi ka falënderuar Ambasadorin Yörük për vizitën. A ka thënë se për mbarëvajtjen e shkollës ata i janë mirënjohës popullit dhe qeverisë turke, “Është një vizitë me shumë kuptim për ne pasi përkon me 20 vjetorin e Shoqatës İstanbul.”

Kujtojmë se Shoqata Istanbul operon në Shqipëri që nga viti 2000. Ajo mbështet Medresenë e Shkodrës nga ky vit si dhe përmes projekteve sociale i vjen në ndihmë komunitetit shkodran dhe më gjerë./Frekuenca