Ambasadori i Shqipërisë në Ankara i dorëzon letrat kredenciale presidentit Erdoğan

Erdoğan priti Ribon në Kompleksin Presidencial, ku i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri shqiptar

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pranoi ambasadorin e Shqipërisë në Ankara, Kastriot Ribo, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan priti Ribon në Kompleksin Presidencial, ku i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri shqiptar.

Pasi Ribo njoftoi familjen dhe disa pjesëtarë të ambasadës me presidentin Erdoğan, më pas kaluan në fotografim.

Ndërkohë, pasi Ribo zgjati dorën për t’u përshëndetur, Erdoğan i tha “Korona” dhe e përshëndeti duke e vendosur dorën në gjoks.