Ambasada amerikane në Tiranë ka një lajm të rëndësishëm për vizat turistike

Ambasada amerikane në Tiranë bën të ditur se për të marrë një vizë turistike për në SHBA, nuk ka nevojë për garanci financiare.

Ambasada amerikane në Tiranë bën të ditur se për të marrë një vizë turistike për në SHBA, nuk ka nevojë për garanci financiare.

Në rubrikën e saj Pyet Annën, ambasada shkruan: Nuk keni nevojë për garanci financiare ose dokumente të tjera për vizë turistike për në Shtetet e Bashkuara. Vendimet tona bazohen tek intervista, ndaj ejani të përgatitur për t’iu përgjigjur disa pyetjeve dhe lërini dokumentet në shtëpi!/raporton Top Channel

Ndërkohë që në infografin shoqërues Anna thotë se pasaporta dhe fleta e konfirmimit janë të vetmet dokumente që duhen marrë në intervistë.