Amazon hyri në tregun turk

Duke filluar nga dita e sotme ka hyrë zyrtarisht në tregun e Turqisë, Amazon, një nga kompanitë më të mëdha të botës në tregtinë e shitjes me pakicë në internet.

Gjigandja amerikane e tregtisë elektronike (E-commerce) ka përuruar qendrën e saj në Turqi.

Ata që kanë hyrë sot në mëngjes në uebsajtin e firmës në adresën “amazon.com.tr”, jo vetëm që kanë pasur qasje, por kanë parë edhe mesazhin e posaçëm të Amazonit për Turqinë.

Me hapjen e uebsajit “amazon.com.tr”, sipërmarrjet rezidente në Turqi mund t’i shesin produktet e tyre tek klientët anembanë Turqisë pa paguar ndonjë çmim për listimin (renditjen) e ndonjë produkti të çfarëdoshëm.

Këtyre sipërmarrjeve, Amazon u ofron shërbime të shumta me synimin për t’i mbështetur ato në drejtim të rritjes së shitjeve si: asistencë në realizmin e shitjeve online për 24 orë në 7 ditë të javës, kushte të qarta dhe transparente të shitjes, informacione për vendosjen e çmimeve, raporte dhe analiza.

Vlera e tregut të Amazonit sot llogaritet në 1 trilion dollarë, kurse fitimi neto i kompanisë në tremujorin e dytë të këtij viti arriti në 2,5 miliardë dollarë, duke shënuar kështu edhe fitimin më të lartë që ka realizuar firma në një tremujor gjatë historisë së saj./TRT