Altun: Turqia në asnjë fushë nuk është pa alternativë

"Për SHBA-në do të jetë më mirë që ajo ta kuptojë sa më shpejtë se hedhja e hapave individualë kanë më shumë kosto se ato bashkë me Turqinë, të cilat përmbushin pritshmëritë e Turqisë", tha Altun

Shefi i Departamentit të komunikimit të Zyrës së Presidentit turk, Fahrettin Altun ka deklaruar se “Turqia në asnjë fushë nuk është pa alternativë. Për SHBA-në do të jetë më mirë që ajo ta kuptojë sa më shpejtë se hedhja e hapave individualë kanë më shumë kosto se ato bashkë me Turqinë, të cilat përmbushin pritshmëritë e Turqisë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Altun, ka dhënë një intervistë për revistën “Kriter” të Fondacionit për Hulumtime Ekonomike dhe Sociale (SETA) duke iu përgjigjur pyetjeve të kryeredaktorit të kësaj reviste Burhanettin Duran, në lidhje me aktivitetet e komunikimit strategjik në procesin e ristrukturimit të Departamentit të Komunikimit, vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, politikën e Sirisë dhe luftën kundër terrorizmit.

“Sistemi i qeverisjes presidenciale ka paraqitur një bazë shumë të fortë për të plotësuar nevojat e Turqisë në epokën re dhe se Departamenti i Komunikimit është një nga treguesit më të rëndësishëm të këtij vizioni të ri të qeverisjes”, ka theksuar Altun.

“Qëllimi ynë dhe veprimet kryesore janë që të mundësojmë të dëgjohet zëri i popullit tonë dhe luftën e drejtë të shtetit tonë në të gjithë botën. Ne do të përdorim të gjitha mundësitë e komunikimit strategjik në luftën për ekzistencë. Ne kemi prioritet përfaqësimin e kualifikuar të vendit tonë në çdo fushë”, tha Altun.

Në lidhje me rolin e Turqisë dhe procesin që ka marrë përsipër Departamenti i Komunikimit të presidencës në zbardhjen e vrasjes së gazetarit saudit Khashoggi, Shefi i Departamentit të Komunikimit Altun ka thënë se “Vrasja e Khashoggit ishte një ngjarje e pashembullt në histori përsa i përket vendit ku u krye dhe dimensioni mizor i përjetuar. Prandaj, ajo ka ngjallur një ndikim mbarëbotëror. Por interesante, është se që nga momentet e para ne dëshmuam përpjekjet e disa vendeve, organeve publikuese dhe disa organizatave për të mbuluar vrasjen. Madje, kemi vërejtur edhe tentativat që nëpërmjet shtrembërimeve të ndryshme t‘ia faturonin këtë ngjarje Turqisë. Në fakt, këto përpjekje ishin një dimension i vrasjes së planifikuar. Kjo vrasje do të mbulohej nëse presidenti ynë nuk do të mbante një qëndrim të vendosur dhe të qëndrueshëm”.

Për çështjen e Sirisë, Altun tha se Turqia punon për një zgjidhje politike në çështjen e Sirisë duke shtuar se “Turqia do eliminojë mundësinë që ky vend të jetë një strehë për organizatat terroriste, do të ruajë integritetin territorial dhe unitetin politik të saj dhe do të përfshijë të gjitha segmentet shoqërore”.

Pasi ka vënë theksin se politika e asnjë vendi nuk është më e qëndrueshme se ajo e Turqisë për Sirinë, Altun shtoi se asnjë vend nuk ka përjetuar aq afër sa Turqia kërcënimin e terrorizmit të DEASH-it dhe PKK/PYD-së të cilët kanë gjetur hapësirë pasi është formuar si pasojë e destabilitetit dhe situatës së konflikteve në këtë vend.

Duke vënë theksin se SHBA-ja nën ndikimin e agjendës ideologjike të disa grupeve të caktuara ka bërë disa hapa që kanë shqetësuar Turqinë, Altun thotë se “Këto hapa kanë shkaktuar krizë pas krize jo vetëm në marrëdhëniet dypalëshe por edhe në të gjithë rajonin. Me të drejtë Turqinë e kanë shqetësuar veçanërisht bashkëpunimi në periudhën e Obamas me PKK/PYD/YPG-në nën emërimin e luftës kundër DEASH-it dhe mosveprimi për ekstradimin e drejtuesve të FETO-s. Por, përballë kësaj janë të kënaqshme zhvillimet pozitive të shënuara në muajt e fundit në të dy fushat. Gjithashtu premtimet e dhëna duhet të reflektojnë në terren pa humbur kohë”.

“Turqia në asnjë fushë nuk është pa alternativë. Për SHBA-në do të jetë më mirë që ajo ta kuptojë sa më shpejtë se hedhja e hapave individualë kanë më shumë kosto se ato bashkë me Turqinë, të cilat përmbushin pritshmëritë e Turqisë. Në lidhje me këtë ne e kemi vërtetuar edhe në tryezë edhe në terren që siguria e vendit tonë nuk mund të jetë çështje e negociatave në asnjë rrethanë përballë retorikave që mund të vlerësohen si fakt të kryer”, theksoi Altun.

Ai potencon se Turqia e ka të qartë qëndrimin e saj se mund të vendosë në zbatim elementët e forcës së ashpër në rast se janë të nevojshëm nga pikëpamja e sigurisë kombëtare dhe politikës së rajonit.