ALSAR organizon programin “Të festojmë së bashku” në prag të Kurban Bajramit

Në një atmosferë festive, në prag të Kurban Bajramit u zhvillua dje në ambjentet e Fondacionit “ALSAR” programi “Të festojmë së bashku”...

Në një atmosferë festive, në prag të Kurban Bajramit u zhvillua dje në ambjentet e Fondacionit “ALSAR” programi “Të festojmë së bashku”, gjatë të cilit u realizua shpërndarja e dhuratave ne artikuj veshmbathjeje ( pantallona , kemisha, atlete e corapë ) për 300 fëmijët jetimë, falë kontributit të ofruar nga Organizata e Ndihmave Ndërkombëtare “HASENE ” me qendër në Gjermani, me synimin që me ndjenja të sinqerta solidariteti, t’u ofrojë atyre mbështetjen dhe t’u ngjallë ndjenjat e besimit dhe të shpresës për të ardhmen.