Alphonse Areola, mbrojtja e re e portës së Realit

Reali i Madridit bën prezantimin e portierit të ri të tij, Alphonse Areola i cili erdhi nga Paris Saint Germaini për të marrë vendin e Keylor Navas me këtë të fundit që u transferua pikërisht te kampionët e Francës.

Reali i Madridit bën prezantimin e portierit të ri të tij, Alphonse Areola i cili erdhi nga Paris Saint Germaini për të marrë vendin e Keylor Navas me këtë të fundit që u transferua pikërisht te kampionët e Francës.

Portieri i ri i Los Blancos në konferencën për shtyp me rastin e prezantimit të tijk deklaroi se do të japë maksimumin në fushën e lojës dhe se shpreson në grumbullimin e tij në kombëtaren e Francës për Evropianin e 2020.

“Kjo është një ditë e lumtur për mua-tha Areola-erdha këtu dhe do të jem në gjendje të shoh historinë e këtij klubi dhe ta plotësoj dhe pasi të kem dhënë 100% të timen në punën e përditshme, do të bëj gjithçka të mundem për të qenë gati dhe të jap më të mirën edhe në fushën e lojës. Është e vërtetë se nëse nuk luaj për mua do të jetë e vështirë që të jem në kombëtare, por gjithsesi unë jam gati dhe do të jap më të mirën time”.

Për Areolën të qenit pjesë e Realit te Madridit është shumë domethënëse pasi idhulli i tij Iker Casillas ishte kapiteni i kësaj skuadre,shkruan Top Channel.

“Është e vërtetë që numri 1 këtu do të thotë shumë me Iker Casillas që ka qenë një prej idhujve të mi të fëmijërisë dhe ai që ndikoi në vendimin tim për t’u bërë portier”.