Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, deklaroi se qeveria armene është përgjegjëse për sulmin në Ganja dhe paralajmëroi përgjigje nga vendi i tij.
Në llogarinë e tij në «Twitter» Aliyev bëri një deklaratë në lidhje me sulmet e fundit të Armenisë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, ku vë në dukje se Armenia e shkeli haptazi armëpushimin dhe kreu një sulm me raketa ndaj civilëve në Ganja, qytetin e dytë më të madh të Azerbajxhanit.
Duke e cilësuar këtë sulmi si “krim lufte”, Aliyev deklaroi se Armenia ka shkelur publikisht Konventën e Gjenevës.
“Sulmi është një tjetër manifestim i fashizmit armen dhe mosrespektim i negociatave të zhvilluara me ndërmjetësimin e Rusisë. Këto sulme të neveritshme nuk mund të thyejnë kurrë vullnetin e popullit azerbajxhanas”, tha Aliyev.
Aliyev theksoi se sulmi me raketa ndaj qytetit Ganja u krye nga qyteti Vardenis i Armenisë, duke shtuar se 41 civilë kanë humbur jetën dhe më shumë se 200 civilë kanë mbetur të plagosur në sulmet e Armenisë në dy javët e fundit.
Aliyev deklaroi se Armenia synon të ripushtojë zonat e çliruara nga ushtria azerbajxhanase.
“Udhëheqësia ushtarake dhe politike e Armenisë është përgjegjëse për të gjitha këto krime. Azerbajxhani do të japë përgjigjen e duhur për të gjitha këto”, u shpreh Aliyev.