Alitalia shtetëzohet, Italia ndërton Newco 100% publike

Qeveria italiane ka caktuar 500 milionë euro për ndërhyrje në favor të kompanisë italiane të fluturimeve ‘Alitalia’ dhe të kompanive të tjera me licencë italiane. Shumica e fondeve janë për shpëtimin e kompanisë ‘Alitalia’ dhe në krijimin e një kompanie të re 100 % publike të emërtuar Newco, që duhet të marrë me qira aktivitetet…

Alitalia

Qeveria italiane ka caktuar 500 milionë euro për ndërhyrje në favor të kompanisë italiane të fluturimeve ‘Alitalia’ dhe të kompanive të tjera me licencë italiane. Shumica e fondeve janë për shpëtimin e kompanisë ‘Alitalia’ dhe në krijimin e një kompanie të re 100 % publike të emërtuar Newco, që duhet të marrë me qira aktivitetet e kompanisë Alitalia.

Dekreti në Fletoren Zyrtare

Ndërhyrjet janë përfshirë në dekret-ligjin me masat ekonomike për krizën e shkaktuar nga koronavirusi , publikuar në Fletoren Zyrtare dhe që është në fuqi që prej 17 marsit. Caktimi i fondeve që do të shërbejë për të kompensuar kompanitë e fluturimeve ajrore nga dëmet e shkaktuara nga COVID-19 është i konsiderueshëm megjithatë sërish është 100 milionë euro më pak nga shifra që pretendohej  në fillim. Për këtë ka pasur mosmarrëveshje mes brenda qeverisë ku PD-ja dhe Lëvizja 5 Yjet kanë pasur qendrime të ndryshme. /Scan