Alibeaj: Korrupsioni na rrëzoi në 2013/ Bejko: Ishte gabim bashkëpunimi me Metën

Kryefjalë e fushatës e Enkelejd Alibeaj është ish shefi i tij politik, Sali Berisha. Në vlerësimin e kryetarit të Partisë Demokratike korrupsioni është thembra e Akilit e liderit historik arsye që sipas tij demokratët humbën pushtetin në 2013.

“Në 2013 ramë nga qeverisja për shkak të korrupsionit të PD duhet të jemi të sinqertë me njëri tjetrin, ta shohim njëri tjetrin në sy, ta bëjmë historinë sikurse duhet sepse nëse arrijmë të kuptojmë se cila është arsyeja që në 2013 ramë nga qeverisja dhe nga 2013 e në vazhdim nuk ngritëm dot kokë“, tha Alibeaj.

Në të njëjtën linjën është edhe kandidati për Tiranën, i cili bën me faj klasën e vjetër politike. Fajtor për humbjen e demokratëve, Roland Bejko bëri bashkëpunimin me Ilir Metën, gabim të cilin kërkon që të djathtët ta korrigjojnë me votë.

“Thjesht rrugët, kaq duan shqiptarët, nuk është se po kërkojnë salltanete të mëdha. Salltanete e mëdha janë privilegj i elitës politike qe ka ngal aty, Rama Berisha, Meta çirakët e tyre që bëjnë spektakël politik, bëjnë sikur po punojnë për fshatrat. Në 1902 mln euro që ka buxhet bashkia, 1 mln euro e ka investuar për fshatin. Asgjë fare, qesharake. 10 mln euro jep bashkia për inceneratorët që s’janë në punë. Këto janë shumë të frikshme për bashkinë, ndërkohë që fshatrat i ke të gjitha jashtë sistemit.
Ne kemi menduar që Ndroqi të jetë një nga zonat e lira ekonomike, që do të thotë se kush bën biznes në turizëm malor, ambiental, do të ketë 0 taksa”.

Roland Bejko ishte në Ndroq, ku prezantoi programin e tij për Tiranën, duke premtuar rrugë dhe tregje ushqimore për zonat rurale.