Aleksandar Vuçiç: Vazhdon dialogu me Prishtinën

Presidenti serb, Vuçiç deklaroi se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë pas pothuajse dy vitesh...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë pas pothuajse dy vitesh, raporton Anadolu Agency (AA).

“Dialogu nën kujdesin e BE-së vazhdon pas njëzet muajve. Temat për takimin në Bruksel të enjten gjithashtu janë dakorduar”, ka shkruar Vuçiç në llogarinë zyrtare në Instagram.

Vuçiç po merr pjesë në takimin trepalësh të Bashkimit Evropian, Beogradit dhe Prishtinës përmes video-linkut.