Aleksandar Vuçiç: Pres befasi në Washington

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç theksoi se në Washington pret befasi të cilat nuk janë në agjendën zyrtare të takimit me përfaqësuesit e Kosovës...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot se pret befasi gjatë takimit me delegacionin kosovarë në Washington, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vuçiç tha se nga Washingtoni kanë pranuar agjendën zyrtare, por se nuk ndihet i sigurtë se “ajo do të jetë e gjitha”.

“Për fat të keq, hunda ime politike jo rrallëherë ka ndjerë lloje të mënyrave të ndryshme të befasive dhe kurtheve”, ka thënë Vuçiç duke folur në televizionin “Pink”.

Para zgjedhjeve në Mal të Zi, të cilat mbahen të dielen, Vuçiç tha se do të urojë këdo që fiton, por se Serbia do të jetë “me popullin e saj serb”.