Aleksandar Vuçiç: Nuk e di se cila do të jetë tema e bisedimeve në Washington

Vuçiç tha se Serbia nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se nuk e di se cila do të jetë tema e bisedimeve të delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës në Washington më 27 qershor, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai tha se pret që bisedimet të jenë racionale dhe pragmatike.

Siç theksoi ai, Serbia është e vogël për të “urdhëruar Shtëpinë e Bardhë”, por mjaftueshëm e madhe që të thotë se cilat interesa dëshiron t’i mbrojë.

Ai theksoi se të gjitha pesë kushtet e Kryeministrit të Kosovës Abdullah Hoti, janë të papranueshme për Beogradin dhe se nëse kjo është e gjitha që ka për të thënë pala shqiptare “më mirë të mos vijnë në bisedime”.

Vuçiç tha Serbia për “Vidovdan”, më 28 qërshorë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.Vuçiç: Nuk e di se cila do të jetë tema e bisedimeve në Washington