Albana Vokshi: Lista e Check Up, fiktive

Deputetja e e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka mohuar se 1.2 mln shqiptarë e kanë bërë Check up në 4 vjet, madje shton se listat janë fiktive.

Deputetja e e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka mohuar se 1.2 mln shqiptarë e kanë bërë Check up në 4 vjet, madje shton se listat janë fiktive.

Në deklaratë Vokshi shprehet se “të thuash që 1.2 mln shqiptarë e kanë bërë Check up në 4 vjet, është si të thuash që Shqipëria ka pasur 4 kryeministra të ndryshëm në 4 vjet. Por, për fat të keq, kemi pasur vetëm një, me të njëjtat mashtrime për Shëndetësi falas.

Sipas Vokshit, qytetarët janë detyruar të bëjnë Check up. “Janë pothuaj të njëjtët qytetarë që i detyrojnë, duke i kërcënuar e shantazhuar, të bëjnë check up çdo vit, ose disa herë në vit. Lista përmban: emra të personave që nuk jetojnë më; emra qytetarësh që kurrë nuk e kanë bërë check up; emra të sëmurësh që i detyrojnë të bëjnë check up disa herë në një vit, përndryshe nuk marrin kurat e nevojshme për të jetuar; emra mjekësh familjeje e infermierësh që detyrohen të japin gjakun e tyre për analiza që të plotësojnë normën e përcaktuar; emra qytetarësh në ndihmë ekonomike e pagesë invaliditeti që e rrezikojnë atë, nëse nuk bëjnë check up; emra mësuesish, punonjës të administratës, të detyruar të bëjnë check up në këmbim të mbajtjes së vendit të punës”, – shprehet Vokshi./ATSH