Albana Vokshi: Edi Rama, krimineli që helmon edhe fëmijët

E teksa para Kuvendit po zhvillohej protesta e opozitës, deputetja e PD, Albana Vokshi përmes një statusi në Facebook shprehet se nga gazi lotsjellës janë helmuar edhe nxënësit e shkollës profesionale ekonomike

E teksa para Kuvendit po zhvillohej protesta e opozitës, deputetja e PD, Albana Vokshi përmes një statusi në Facebook shprehet se nga gazi lotsjellës janë helmuar edhe nxënësit e shkollës profesionale ekonomike, raporton Top Channel.

“Me urdhër të Edi Ramës sot është hedhur lëndë luftarake helmuese mbi qytetarët që po protestonin para parlamentit të Kriminalizuar.lënda helmuese ka bërë që nxënësit e shkollës profesionale ekonomike( ish pedagogjike) të lënë mësimin e të dalin jashtë pasi u mbytën. Një skenë e tmerrshme, fëmijë qe s’marrin dot frymë që iknin në turma pa asnjë ndihmë. Kjo një arsye më shumë, e mbi cdo arsye tjetër për të protestuar e për ta larguar një herë e mirë këtë Kriminel që helmon edhe fëmijët.”,shkruan Vokshi në faqen e saj në Facebook.