Aktivet e sektorit bankar u zgjeruan me rreth 2.7%

Sistemi bankar në vend shënoi një rritje prej 2.7% të totalit të aktiveve në fund të vitit 2017, krahasur me një vit më parë.

Sistemi bankar në vend shënoi një rritje prej 2.7% të totalit të aktiveve në fund të vitit 2017, krahasur me një vit më parë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, sektori bankar u karakterizua nga një nivel i mirë kapitalizimi, likuiditeti dhe përfitueshmërie. Vijimi i procesit të largimit të kredive të humbura nga bilancet e bankave dhe niveli i rritur i shlyerjeve e ristrukturimeve, kanë ndikuar në uljen e nivelit të huave me probleme.

Kredia po rigjallërohet, ndërsa depozitat shënuan rrritje, duke reflektuar politikën monetare lehtësuese të Bankës së Shqipërisë, që është shoqëruar me ulje të ndjeshme të normave të kthimit për kursimin, çka ka inkurajuar zhvillimin e shërbimeve bankare.

Të ardhurat e 11 bankave u zgjeruan ndjeshëm vitet e fundit ndërsa ky sektor është në një proces aktiv të shitjeve e blerjeve./ATSH