Akt i neveritshëm ndaj një familje myslimane në Britani

Persona të paidentifikuar thyen dritaren e një familjeje myslimane dhe hodhën brenda kokën e prerë të një derri me gjak, ndërkohë që fëmijët po shihnin televizor. Ishte një mbrëmje e qetë dhe familja ndodhej e gjitha në shtëpi, kur një tullë u lëshua në dhomën e tyre të ndenjes e më pas koka e një derri, e mbështjellë me qese.

Një diskriminim i ashpër ka ndodhur në Manchester të Britanisë. Ende nuk ka mbaruar muaji i shenjtë i Ramazanit, ku disa persona ende të paidentifikuar, kanë thyer xhamat e një familjeje myslimane. Në fillim ata kanë gjuajtur me tullë. Më pas kanë hedhur me forcë një qese transparente, ku brenda ishte një kokë e prerë derri.

Koka ishte e gjakosur dhe gruaja e fëmijët janë trembur shumë në ato momente. E alarmuar, gruaja ka telefonuar bashkëshortin e saj, i cili ende nuk ishte kthyer nga puna në mbrëmje.

Më pas ata kanë lajmëruar autoritetet, ku po punohet për identifikimin e personave që kanë kryer gjestin e shëmtuar ndaj familjes myslimane.

Fqinjët janë marrë në pyetje nga policia dhe ata janë shprehur se kjo familje nuk ka konflikte me asnjë përreth, përkundrazi. Ata janë cilësuar si paqësorë e shumë të dashur nga komuniteti përreth.

Akt i neveritshëm ndaj familjes myslimane, disa persona u hedhin …

“Ishte një akt i neveritshëm kundrejt një familjeje të pafajshme që jeton në këtë komunitet prej vitesh”, tha shefi i policisë Chris Downey, i cili sqaroi se incidenti po trajtohet si krim urrejtje.

Ngjarja ndodhi në Oldham të Manchesterit, Britani. I zoti i shtëpisë, Ajaz Mahmood për mediat rrëfeu se kishte ardhur me shpejtësi nga puna, pasi bashkëshortja e kishte telefonuar duke qarë.

“Po ulërinte në mënyrë histerike. E kuptova çfarë kishte ndodhur vetëm kur pashë kokën e derrit në mes të dhomës. Ky është një veprim i neveritshëm”.

Zyrtarët e policisë kanë nisur hetimet për rasti në fjalë, për të sjellë para drejtësisë personat përgjegjës.