Aksoy: “Greqia nuk duhet të mbështetet tek të tjerët për çështjet me Turqinë”

"Greqia mund të zgjidhë çështjet e saj dypalëshe me Turqinë vetëm duke u ulur në tryezë, me bashkëpunim dhe dialog, jo duke u mbështetur te të tjerët", theksoi zëdhënësi i MPJ-së turke, Hami Aksoy

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) të Turqisë, Hami Aksoy, tha se Greqia mund të zgjidhë çështjet me Turqinë vetëm duke u përfshirë në dialog dhe jo duke u mbështetur në të tjerët, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Greqia mund të zgjidhë çështjet e saj dypalëshe me Turqinë vetëm duke u ulur në tryezë, me bashkëpunim dhe dialog, jo duke u mbështetur te të tjerët”, theksoi Aksoy në një deklaratë.

Komentet e zëdhënësit Aksoy erdhën pasi raportet e mediave greke pretenduan se Turqia ka rritur aktivitetet ushtarake në Egje dhe Mesdhe para takimit të ardhshëm të liderëve të BE-së.

“Lajmet për këtë çështje janë joreale. Përkundrazi, Greqia vazhdon aktivitetet e saj ushtarake provokuese dhe tensionuese në rajon duke njoftuar se do të kryejë 24 aktivitete ushtarake në Egje dhe Mesdheun Lindor me ’11 NAVTEX’ dhe ’12 NOTAM’ të lëshuara që prej 20 tetorit të vitit 2020″, tha Aksoy, duke iu referuar njoftimeve detare dhe atyre të aviacionit.

Duke theksuar se Greqia mban mbyllur kanalet e dialogut për çështjet ushtarake, ai tha se kjo gjithashtu parandalon iniciativën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Aksoy gjithashtu tha se Athina nuk ka marrë pjesë në takimet e planifikuara për t’u mbajtur nga autoritetet ushtarake të NATO-s që nga 9 tetori.

Mes tensioneve të fundit në rajon, Greqia dhe administrata Greke Qipriote kanë rritur presionin e tyre ndaj anëtarëve të tjerë të BE për të vendosur sanksione ndaj Turqisë gjatë samitit të udhëheqësve të BE të Premten e ardhshme.

Mes tensioneve të fundit në rajon, Greqia dhe administrata e Qipros Greke kanë rritur presionin e tyre ndaj anëtarëve të tjerë të BE-së për të vendosur sanksione ndaj Turqisë gjatë samitit të ardhshëm të liderëve të BE-së.

Turqia, e cila ka vijën më të gjatë bregdetare kontinentale në Mesdheun Lindor, ka hedhur poshtë pretendimet kufitare detare të Greqisë dhe administratës së Qipros Greke dhe ka theksuar se këto pretendime të tepërta shkelin të drejtat sovrane të Turqisë dhe Qipros Turke.

Ankaraja ka dërguar disa anije eksploruese në javët e fundit për të eksploruar burimet e energjisë në Mesdheun Lindor, duke siguruar të drejtat e saj në rajon, si dhe ato të Republikës Turke të Qipros Veriore.

Liderët turq kanë theksuar vazhdimisht se Ankaraja është në favor të zgjidhjes së të gjitha problemeve të pazgjidhura në rajon përmes ligjit ndërkombëtar, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, dialogut dhe negociatave.