Aksidenti në Fier merr përmasa tragjike

Ndërron jetë 67-vjeçari, gruaja në gjendje të rëndë...

Ka ndërruar jetë gjatë mesnatës 67 vjeçari Ilirian Merdanaj që u aksidentua dje në Fier, ndërkohë që bashkëshortja e tij Gjinovefa Merdanaj ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

Kujtojmë se aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në hyrje të qytetit të Fierit, ku çifti është përplasur nga një makinë teksa kalonin në vijat e bardha.

Makina tip “Opel” që ka goditur çiftin ka bërë një parakalim të gabuar. Rruga ku ka ndodhur aksidenti është shumë e populluar.

Ndërkohë që është arrestuar dhe drejtuesi i mjetit.

“H. A., 61 vjeç, banues në Vlorë, pasi në vendin e quajtur “Kafaraj” është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip “Opel” në gjendje të dehur”, njofton policia.

Njoftimi

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

H. A., 61 vjeç, banues në Vlorë, pasi në vendin e quajtur “Kafaraj” është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip “Opel” në gjendje të dehur.

L. B., 30 vjeç, banues në Fier, pasi në datë 30.01.2021, rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Kthesa e Etc”, duke drejtuar automjetin tip “Seat” ka aksidentuar dy këmbësorë, shtetasit I. M., dhe Gj. M., të dy 67 vjeç.
Shtetasi I. M., gjatë orëve të natës ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Gj. M., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.