Aksidenti fatal në Kukës, dalin pamjet, shihni kur shoferi humb kontrollin e makinës dhe përfundon në liqenin e Fierzës (VIDEO)

Një aksident me vdekje ndodhi këtë të diel në Kukës ku një mjet ka humbur kontrollin dhe ka rënë në liqenin e Fierzës. Si pasojë humbi jetën Sul Demnushi, 55 vjeç, dhe ka shpëtuar mrekullisht i biri.

Ne kete video shihen edhe momentet e fundit para se makina te përfundonte ne liqen. Nga pamjet vihet re se makina nuk ka qene me shpejtësi dhe është ende e paqarte se si drejtuesi i mjetit humbi kontrollin e mjetit.