Aksident në Shkodër/ Makina përplas motorçikletën, drejtuesi largohet nga vendngjarja

Një aksident i rende është regjistruar ne aksin Shkoder – Velipoje. Një autoveturë ka përplasur një motorçikletë në afërsi të rrugës së plazhit në Velipojë.

Si pasoje e përplasjes ka mbetur i plagosur rende drejtuesi i motorcikletës ndërkohë qe drejtuesi i makinës është larguar nga vendi i ngjarjes.

I plagosuri ndodhet ne spitalin e Shkodrës ne gjendje te rende për jetën. Policia ka mbërritur ne vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e këtij aksidenti

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në afërsi të Kishës, Velipojë, është përplasur një mjet me një motoçikletë, ku drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës shtetasi A. Sh. 26 vjeç banues në Velipojë, i cili u dergua në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.