Një fëmijë vetëm 5 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor, paraditen e kësaj të shtune në Kurjan të Roskovecit.
Një automjet, i cili ka qenë duke kaluar në rrugën kryesore të fshatit, e aksidentoi në gjendje të rëndë 5-vjeçarin.
Vogëlushi është dërguar menjëherë në Spitalin e Fierit, por pa mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Në vendngjarje shkuan policia dhe një grup hetimor, që po heton shkaqet e aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se ai është shkaktuar nga shpejtësia tej limiteve të lejuara, me të cilën lëvizte automjeti.