Aksident në Malësi të Madhe, traileri përplas një motor, plagoset rëndë një person

Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë dhe të cilët po kryejnë veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Hani i Hotit – Shkodër, në Malësi të Madhe.

Në aksident u përfshinë një mjet trajler me drejtues shtetasin boshnjak me iniciale M.K. 35 vjeç i cili ka përplasur një motoçikletë.

Drejtuesi i motoçikletës, shtetasi me iniciale Gj. L. 41 vjeç, banues në fshatin Hot, është dëmtuar dhe tani ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton OraNews.

“Më datë 24.06.2020, ora 21:40, në aksin rrugor Hani i Hotit – Shkodër, fshati Vukpalaj, Malësi e Madhe, ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përfshirë mjetet Trajler, me drejtues shtetasin Boshnjak M. K. 35 vjeç, banues në Laktash, është përplasur me mjetin motorçikletë, me drejtues shtetasin Gj. L. 41 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër në gjendje të rëndë” – njofton policia.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë dhe të cilët po kryejnë veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.