Aksident në Gjirokastër, automjeti përplas këmbësorin

Një aksident ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 41-vjeçar ka përplasur një këmbësor në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50, në vendin e quajtur “Kthesa e Kakavijës”, ku 41-vjeçari E. Ç., banues në Lezhë, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka aksidentuar A. R, i cili ishte duke ecur.

Këmbësori u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua nga policia, për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Gjirokastër/Informacion paraprak. Rreth orës 12:50, në vendin e quajtur “Kthesa e Kakavijës”, shtetasi E. Ç., 41 vjeç, banues në Lezhë, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin A. R., këmbësor në rrugë, i cili u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit u shoqërua nga shërbimet e policisë, për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, sipas njoftimit të policisë.