Një 36-vjeçar është arrestuar në Devoll, pasi aksidentoi për vdekje një grua të moshuar.
Policia tha se “në pranga u vu shtetasi me iniciale V.H., banues në fshatin Sul pasi në rrugën Bilisht-Miras, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen Gj.H, 75 vjeçe, banuese në Poloskë, e cila më pas ka gjetur vdekjen në Spital”, shkruan Lapsi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.