Aksident në Bulqizë-Shupenzë, 4 të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e së premtes në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë. Një automjet, me të cilin udhëtonin 4 persona, ka dalë nga rruga duke shkaktuar plagosjen e pasagjerëve.

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e së premtes në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë. Një automjet, me të cilin udhëtonin 4 persona, ka dalë nga rruga duke shkaktuar plagosjen e pasagjerëve, raporton TCh.

Për pasojë, janë plagosur rëndë 4 personat që ndodheshin në makinë.

Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e drejtuesit të automjetit.

Të aksidentuarit ndodhen në spitalin e Bulqizës, ku dy prej tyre janë nisur me ambulancë në drejtim të Spitalit Ushtarak të Tiranës për një mjekim më të specializuar.

Aksidenti ka ndodhur pikërisht në vendin ku është dëmtuar edhe Rruga e Arbërit, si pasojë e lëvizjes së tokës.

Për drejtuesit e huaj, të cilët nuk i njohin surprizat e rrugëve shqiptare dhe në mungesë të sinjalistikës, kjo rrugë bëhet e rrezikshme.