Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, ndërron jetë në spital një 23-vjeçar

Një 23-vjeçar ka ndërruar jetë pas aksidentit të ndodhur natën e mbrëmshme autostradën Tiranë-Durrës

Një 23-vjeçar ka ndërruar jetë pas aksidentit të ndodhur natën e mbrëmshme autostradën Tiranë-Durrës,

Në aksidentin që ndodhi pranë Kasharit u përfshinë 3 automjete, ndërsa dy persona mbetën të plagosur. Njëri prej tyre nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Shkaqet e aksidentit të trefishtë janë ende të paqarta.