Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, makina përplas këmbësorin

Një person ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Shkodër, si pasojë e një aksidenti.

Sipas “News24” aksidenti ka ndodhur në aksin Shkodër -Velipojë, ku një këmbësorë, identiteti i të cilit nuk dihet ende,  është përplasur një një automjet.

Ai është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.