Aksident në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, humb jetën 55-vjeçari, 1 i plagosur
Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e ditës së sotme në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, ku për pasojë një 55-vjeçar ka humbur jetën. Policia bën me dije se automjeti me drejtues shtetasin E. Q. është përplasur me automjetin me drejtues Sh. K. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi Sh. K., 55 vjeç dhe është…

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e ditës së sotme në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, ku për pasojë një 55-vjeçar ka humbur jetën.
Policia bën me dije se automjeti me drejtues shtetasin E. Q. është përplasur me automjetin me drejtues Sh. K.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi Sh. K., 55 vjeç dhe është dëmtuar pasagjerja që udhëtonte në automjetin e tij, shtetasja V. K., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.