Aksident në aksin Qafë Thanë-Prrenjas, plagosen tre pasagjerët

Dy persona mbetën të plagosur pasi dy makina u përplasën në aksin rrugor Qafë Thanë – Prrenjas.

Automjeti me drejtues E. Rr., 34 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues P. K., 50 vjeç dhe si pasojë janë dëmtuar E. Rr e  I. B., rreth 65 vjeç dhe N. K., 73 vjeçe.

Nuk dihet ende gjendja e tyre, ndërsa ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Elbasan/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Qafë Thanë – Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin E. Rr., 34 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. K., 50 vjeç. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetasi E. Rr.dhe shtetasit I. B., rreth 65 vjeç dhe N. K., 73 vjeçe (pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin P. K.), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Top Channel