Aksident në aksin Lezhë-Laç, disa të plagosur, njëri rëndë

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç. Ngjarja ndodhi prane kryqëzimit të Shenkollit.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se jane përplasur dy automjete. Raportohet se disa persona janë plagosur, ndërsa nje prej tyre ne gjendje kritike per jeten. Policia dhe ambulanca drejt vendit te ngjarjes.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit të rëndë.