Mbrëmjen e së premtes ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, ku ka humbur jetën një person.
Policia bën me dije se nga përplasja e dy mjeteve tip “Audi” me drejtues shtetasin A. Ç dhe makinës “Volksëagen” me drejtues shtetasin P. Ç, ka ndërruar jetë bashkëshortja e tij shtetësja Xh. Ç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.